FORUMI EKONOMIK ME UNIONIN E GAZETARËVE - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 21/11/2018

FORUMI EKONOMIK ME UNIONIN E GAZETARËVE

Në dhjetë vjetorin e konkursit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, analistë, ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve morën pjesë në forumin “Formalizimi i Ekonomisë”. Gjatë diskutimeve për informalitetin në ekonomi, ekspertët e fushës e vendosën theksin tek mungesa e statistikave dhe nismave që Qeveria duhet të ndërmarrë për formalizimin e ekonomisë dhe për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

E pranishme në këtë forum, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato, në rolin e avokatit të biznesit në Qeveri duke synuar nxitjen e politikave lehtësuese pro biznes dhe uljen e informalitetit në ekonomi, kërkoi mbështetjen me ide jo vetëm nga komuniteti i biznesit por edhe të vetë gazetarëve.

“Shqipëria ka nevojë për promovim të fuqishëm të ndërmarrjeve 100% shqiptare, ka nevojë për promovim të fuqishëm të prodhimit shqiptar, vlen të vendoset një theks i rëndësishëm nga ana e gazetarisë dhe të jepen shembuj pozitiv se vërtet Shqipëria përvecc problematikave të shumta që ka, ofron edhe shëmbuj pozitiv, të cilët janë shembuj që tashmë janë konkurrues edhe në tregun global”-u shpreh Ministrja në fjalën e saj.