Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Kuvendi miratoi gjatë seancës plenare aktet normative, përmes së cilave synohet që të ndihmohen jo vetëm sipërmarrjet, por edhe ekonomia shqiptare, përkatësisht:

– Akti normativ nr. 17, datë 22.04.2020 “Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”.

– Akti normativ nr. 18, datë 23.04.2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar””.

– Akti normativ nr. 19, datë 23.04.2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.”

Në lidhje me aktet normative, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj sqaroi se krijimi i një kuadri rregullator ndihmon në veçanti tatimpaguesit, përmes shtyrjes së disa detyrimeve tatimore.

Gjithashtu u miratua edhe ligji “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI).

Një huamarrje e cila do të ndihmojë në financimin e ekonomisë, për të dalë nga emergjenca e shkaktuar ga pandemia{:}