Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

SHPALLJE
1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin e Kordinimit dhe Promovimit të Ekosistemit dhe Sipërmarrjeve Inovative, në Agjencine Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-ve dhe Lehtësuesve – klasa III-2
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetje dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Kordinimit dhe Promovimit të Ekosistemit dhe Sipërmarrjeve Inovative, në Agjencine Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-ve dhe Lehtësuesve – klasa IV-1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • krijon plan afat-mesëm për organizimin e startup-ve dhe sipërmarrjes inovative bazuar në strategjinë e agjencisë.
  • planifikon ndërhyrje në ekosistemin e startup-ve me objektiv rritjen kuantitative dhe kualitative te tyre.
  • propozon nisma për perfaqësimin e Agjencisë në evente kombëtare dhe ndërkombëtare dhe planifikon ndërhyrjet që nevojiten.
  • krijon lidhje me organizata dhe rrjete sipermarresish ne Europe, USA dhe më gjërë.
  • humulton instrumentat financiarë aktivë të cilat I dedikohen sipërmarrësve dhe propozon skema të reja në mdihmë të komunitetit.
  • propozon plane për bashkëpunime me sipërmarrës Shqiptarë në diasporë.
  • planifikon dhe implementon aktivitete per rritjen e vizibilitetit te sipërmarrësve dhe ekosistemit.
  • bashkëpunon me komunitetet e donatorëve për të rritur ekspozimin e kompanive startup dhe lehtësuesve ne Shqiperi;
  • aktivizon komunitete profesionistësh të fokusuara në industri të ndryshme për mentorim;
  • aktivizon komunitete sipërmarrësish në rajonet përtej kryeqytetit.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë pune;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al këto dokumente:

Letër interesi për pozicionin;

CV;

Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

Fotokopje të librezës së punës;

Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);

Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

Dy letra rekomandimi;

Dëshmi penaliteti;

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

PROCESI I VLERËSIMIT
Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:

për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;

për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;

për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.