Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Tiranë, 07 Shtator 2024 – Eventi i këtij muaji në kuadër të Tech Meetup solli diskutime dhe demonstrime mbi tema si përdorimi i inteligjencës artificiale (AI), machine learning, dhe mënyrat sesi startup-et mund t’i zbatojnë këto teknologji për të rritur konkurrencën dhe inovacionin.
Një nga momentet kryesore të eventit ishte demonstrimi i platformave nga “Communication Progress”, të cilat treguan sesi këto teknologji të avancuara mund të implementohen në projekte reale.
Një falënderim i veçantë shkon për Balaj Saleem, trajnuesin i cili me eksperiencën e tij të gjatë në liderin botëror “Amazon”, ndau informacione tepër të vlefshme me audiencën, duke sjellë perspektiva të reja për të gjithë pjesëmarrësit.
Na ndiqni në eventin e radhës më 3 Tetor 2024, ku do të trajtojmë tema të tjera inovative dhe teknologjike për komunitetin tonë në rritje.