Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Në mbështetje të Ligjit nr. 25, datë 31.03.2022, të ndryshuar, “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve” të ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.61, datë 7.2.2024 “Për miratimin e kërkesave dhe kritereve që duhet të plotësojnë Startup-et dhe Lehtësuesit e Startup-eve, të procedurave e të afateve, si dhe rregullave për përbërjen e komisionit të vlerësimit dhe ankimit, kritereve, procedures së përzgjedhjes e të shpërblimit të anëtarëve të tyre”, të ndryshuar, shpallet thirrja për kriteret rregullat e përbërjes së komisionit të vlerësimit dhe ankimit, kritereve, procedurës së përzgjedhjes e të shpërblimit të anëtarëve të tyre.
Komisioni i Vlerësimit ka për qëllim shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave nga start up-et e lehtësuesit dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë të cilët janë përfaqësues nga organet e administratës shtetërore, bota akademike, ekosistemi kombëtar dhe ndërkombëtar i start up-eve. Komisioni i Ankimit përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të cilët janë përfaqësues nga organet e administratës shtetërore, bota akademike, ekosistemi kombëtar dhe ndërkombëtar i start up-eve.

Anëtarët përzgjidhen mbi bazën e një procesi transparent, bazuar në thirrjen e hapur, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 16.12.2024, ora 16:00, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail info@startupalbania.gov.al , me titullin në subjekt, aplikim për anëtar të “Anëtar i Komisionit të Vlerësimit 2025” ose “Anëtar i Komisionit të Ankimit 2025”

1- Komisioni i Vlerësimit
Detyrat e Komisionit të Vlerësimit
• Komisioni i Vlerësimit merr në shqyrtim kërkesat për mbështetje me grant dhe në fund të procesit të vlerësimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike miraton me vendim listën paraprake të aplikimeve fituese;
• Shqyrton e vlerëson çdo kërkesë;
• Plotëson formularët e vlerësimit për çdo kërkesë të dorëzuar dhe anëtarët e tij japin pikët individuale;
• Përgatit renditjen paraprake të kërkesave bazuar në pikëzimin dhe vendimmarrjen e të gjithë anëtarëve dhe, sipas rastit, përgatit rekomandimet për rishikim të kërkesave me qëllim përmirësimin e tyre;
• Harton dhe nënshkruan procesverbalin e vlerësimit dhe listën e kërkesave të përzgjedhura për financim.

Kriteret e Aplikimit
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë vijon:
Anëtari i Komisionit i përzgjedhur nga bota akademike duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
• Të ketë të paktën 10 (dhjetë) vjet përvojë pune përkatëse në universitete dhe/ose organizata kërkimore për fusha specifike ku përfshin kërkimin dhe zhvillimin për industrinë;
• Të ketë përvojë menaxhimi brenda sektorit të industrisë ose përvojë në projekte kërkimore;
• Të ketë përvojë në vlerësimin e projektpropozimeve, në kuadër të programeve kombëtare ose ndërkombëtare në përgjithësi dhe brenda fushave që u përgjigjen objektivave të thirrjes;
• Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
• Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.

Anëtari i Komisionit i përzgjedhur nga ekosistemi kombëtar dhe ndërkombëtar i start up-eve duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
• Të ketë të paktën 10 (dhjetë) vjet përvojë pune përkatëse në organizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë për qëllim mbështetjen ndaj kompanive start up dhe lehtësuesve të ekosistemit;
• Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë në menaxhimin e projekteve;
• Të ketë përvojë në bashkëpunim ndërkombëtar në zhvillim të kompanive start up dhe të ekosistemit;
• Të ketë përvojë si anëtar/kryetar i panelit të ekspertëve ose drejtor i propozimeve të programeve ose projekteve dhe anëtar/kryetar i komisionit të vlerësimit të fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

2- Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues

Të gjithë aplikantët për anëtar/e komisionit duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:
• Letër motivimi;
• Curriculum Vitae, formati I lire;
• Bio personale;
• Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
• Vetëdeklarim i konfliktit të interesit I firmosur;(vetëm për shtetasit e huaj)
• Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

Shkarko dokumentacionin:

Vetëdeklarim i konfliktit të interesit I firmosur;(vetëm përshtetasit e huaj)

Autorizim për publikimin e të dhënave në CV 

Thirrja për Eksperte komisioni të Vlerësimit dhe Ankimit