Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

I nderuar Z. Kryeminister

Te nderuar miq Sipermarres

Me lejoni fillimisht te falenderoj per prezencwn tuaj ketu si shenje e krijimit te nje ure bashkepunimi dhe kontakti te drejtperdrejte ne realizimin e misionit te Ministres se Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes.

Gjate ketyre diteve te marrjes se detyres nga ana ime, jam angazhuar ne kryerjen e nje sere takimesh te drejtperdrejta me disa prej jush dhe disa prej shoqatave te sipermarrjes ne vend, takime te cilat po aq intensivisht do vazhdojne edhe ne ditet ne vijim me qellim jo vetem vendosjen e nje kontakti te drejperdrejte por edhe te parashtrimit te problematikave tuaja ne raport me kuadrin rregullator dhe procedurial ku ju perballeni cdo dite gjate aktivitetit tuaj.

Kane qene kuptim-plote cdo propozim i paraqitur prej jush ne keto takime, te cilat na bejne te reflektojme se sa e rendesishme eshte per konsolidiminin e ekonomise sone ,krijimi i nje sistemi funksional rregullator administrativo – procedurial, si dhe venia ne vendin e vet e cdo akti ligjor apo nenligjor I cili qofte per shkak te zakonit qofte per shkak te miopise se organeve ligjzbatuese jane mbetje arkaike rregullimesh ligjore  te cilat nuk prodhojne gje tjeter vecse, lodhje per sipermarrjen, shpenzime shtese dhe pakenaqsi ne kryerjen e ketij misioni te rendesishem.

Kam marre persiper kete detyre, per ta realizuar me perkushtim te plote, me bashkepunim maksimal dhe perkrahje ndaj cdo shqetesimi tuaj te ligjshem, ndaj cdo propozimi ligjor dhe innovatorme qellim krijimin e nje klime miqsore ndaj biznesit, dhe nevojen e nje bashkeqeverisjeje ne te miren e perbashket per nje Shqiperi moderne  dhe te afte te mireprese sa me shume investitore te huaj apo vendes te cilet kane deshiren e madhe, mundesi dhe kapitale per ti investuar ne vendin tone.

Funksionet e Ministres se Shtetit jane nje prerje horizonatale e cdo kopetence apo ushtrim funksioni te cdo ministri te kabinetit qeveritar apo te pushtetit vendor, aty ku preken interesat e sipermarrjes.

Si i tille, roli juaj, do jete thelbesor per te identifikuar ato kerkesa absurde dhe nul qe perballeni ne cdo zyre te administrates shtetrore, me qellim ardhjen ne ndihme prane jush, ku permes ministrit te shtetit per mbrojtjen e sipermarrjes, te behet jo vetem nje investigim i rastit konkret, por edhe nje filter i domosdoshem per lehtesimin e procedurave ndaj sipermarrjes.

Per kete qellim u themelua Keshilli Ekonomik Kombetar si nje tjeter hallke lidhese mes biznesit dhe qeverisjes ne krijimin e politikave te perbashkata ne funksion te ekonomise.

Keshilli Ekonomik Kombetar do vazhdoje te forcohet, dhe te luaje nje rol te rendesishem, ne krijimin e nje mjedisi  institucional, ku do garantohet  bashkepunim dhe partneritet publik privat,

per zhvillimin e poltikave ekonomike dhe garantimin e nje dialogu dhe keshillimi te drejtperdrejte, me sektorin privat duke rritur ne kete menyre rolin e transparences ne vendimarrjet publike.

Te nderuar sipermarres, roli dhe kontributi juaj ne ekonomine e vendit eshte I padiskutueshem, ndaj eshte detyrimi yne t’ju ofrojme nje sherbim cilesor, transparent, per te forcuar sa me shume kushtet per nje konkurueshmeri te ndershme dhe nje trajtim te denje qe meriton cdo partner strategjik per ekonomine e vendit.

Lufta kunder informalitetit do jete nje tjeter perkrahje e fuqishme ndaj biznesit te ndershem, dhe do vendose balancat e konkurueshmerise ne treg dhe te trajtimit te barabarte te biznesit.

Dhe se fundmi, po jo per nga rendesia, theksoj lufte ndaj cdo zyrtari te larte, te mesem apo te ulet ne administraten shtetrore, I cili me veprimet apo mosveprimet e tij pengon sipermarrjen dhe biznesin ne rrugen e saj, ne menyre te padrejte jo transparente dhe aq me keq antiligjore.

Ju falenderoj edhe nje here per vemendjen dhe ju ftoj qe te mos hezitoni te percillni prane meje personalisht  cdo shqetesim tuajin duke uruar qe kjo ministri shtetit te ndikoje sa me shume ne rritjen dhe konsolidimin e sipermarrjes ne vend dhe krijimin e kushteve te favorshme per te kthyer Shqiperine tone ne nje vend miqsor per cdo investitor strategjik vendas apo te huaj I cili do te investoje kapitale ne ekonomine e vendit tone.