Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

I nderuar Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Provincës së Anhuit, Zhan Jian,

I nderuar President i Klik Ekspo, Luan Muhametaj.

Dua të falendeoj për ardhjen Misionin Ekonomik të provincës Anhui, e cila konsiderohet si një nga qendrat ekonomike me zhvillim më të shpejtë ekonomik, dhe së fundmi po i afrohet mjaft tregjeve tė Rajonit të Ballkanit, pėr t’u njohur nga afër me oportunitet dhe synimet e bashkëpunimit afatgjata. Gjithashtu falenderoj dhe biznesin shqiptar që është sot present, i cili si përherë është mikpritës dhe i gatshëm për sfida të reja.

Një pjesë e kompanive të cilat kanë ardhur sot në Shqipëri, duke qenë pjesë e TOP 20 Enterprises, jane të një rëndësie të veçantë pasi përbëjne investitorë direktë potencialë për vendin tonë.

Përgjatë viteve, Kina dhe Shqipëria kanë vazhduar me vendosmëri bashkëpunimin duke arritur rezultate të frytshme, tregtia dypalëshe ka pasur zhvillim të qëndrueshëm dhe është arritur bashkëpunim për disa projekte të mëdha. Aktualisht, Kina është një vend me investime të rëndësishme në Shqipëri, ku shuma totale e investimeve kalon vlerën e 700 milion dollarëve, duke punësuar mijëra punonjës vendas dhe duke dhënë kontribut aktiv jo vetëm për punësimin dhe të ardhurat tatimore në Shqipëri, por duke ndikuar edhe në nxitjen e shkëmbimeve mes dy palëve në fushat e teknologjisë, menaxhimit të tregjeve dhe burimeve njerëzore. Ja vlen sot të rikujtojmë se Kina është partneri i tretë më i madh tregtar i Shqipërisë. Nisur dhe nga bashkëpunimi i vjetëshëm qoftë në panairin e organizuar po nga Kliko Ekspo group, apo dhe në evente të tjera, tashmë një numër jo i vogël kompanishë kineze me potenciale të fuqishme, me reputacion dhe eksperiencë të pasur ndërkombëtare, janë duke studiuar një sërë projektesh në Shqipëri, si dhe janë në kërkim të bashkëpunimit me partnerë shqiptarë për investime në fushat e energjisë së rinovueshme, transportit, përpunimit te veshjeve apo bujqësisë. Jam e bindur se kapacitetet e fuqishme prodhuese të Kinës, teknologjia e aplikueshme, kombinuar me avantazhet e Shqipërisë në fushën e burimeve e te vendndodhjes si dhe me kërkesat e tregut, përputhen plotësisht me interesat e dy palëve, ndaj mendoj se B2B e sotme ndërmjet kompanive të ardhura nga Kina dhe atyre Shqiptare, të cilat ju garantoj se janë kompani me emër të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri por në rajon, do të çelë një sërë bashkëpunimesh që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Shqipërisë.

Rritja ekonomike në Shqipëri ka shënuar shifrën 4.5 %. Ka mbi 10 vite që nuk është në këto nivele, por mund të bejmë dhe do të bëjëm edhe më shumë. Në qershor statistikat e bilancit të pagesave treguan se në tremujorin e parë të vitit 2018, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, shënuan shifrën 284 milionë euro, një rritje e konsiderueshme vjetore. Ndërsa viti 2017 u mbyll me investime të huaja në nivelin 907 milionë euro. Ndaj besojmë se ky vit do të jetë sërish një vit pozitiv, me gati 1 miliard dollar investime të huaja.

Një nga prioritet e Qeverisë gjatë të dy mandateve ka qenë hartimi i politikave për zhvillimin dhe fuqizimin e investimeve të huaja në Shqipëri, ndaj përgjatë viteve investitorët e huaj në Shqipëri janë mbështetur përmes inventivave fiskale dhe strategjive të ndryshme.

Sot është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri, pasi përpos avantazheve natyrore dhe demografike që vendi ynë ofron, kemi dhe një avantazh shumë të madh në aspektin e politikave. Për maksimizimin e nxitjes së investimeve ne kemi zgjedhur një kombimim midis incentivave fiskale, rritjes së produktivitetit të sektorëve dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Duke qenë se kompanitë mike sot, vijnë nga sektorët të ndryshëm të biznesit, më lejoni t’ju paraqes një panoramë të shkurtër e të përmbledhur të lehtësive të ofruara nga qeveria shqiptare në favor të nxitjes së biznesit në vend. Në turizëm, sot në Shqipëri aplikohet TVSH e reduktuar për turizmin 6%, për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit brenda strukturave të hotelerisë. Gjithashtu jemi duke promovuar agroturizmin. Sipërmarrjet në sektorin e agroturizmit do të përfitojnë ulje të tatim-fitimit nga 15 në 5 %.
Sektori energjetik, me qëllim nxitjen dhe lehtësimin e investimeve në fushën e energjisë diellore, do të përfitojë përjashtim nga TVSH për një gamë të gjerë të linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve.
Në sektorin e bujqësisë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbursimin e TVSH-së në masën 20 % dhe do të trajtohen me tatim- fitimi të reduktuar nga 15 në 5 %.

Që nga 2017 gjithashtu kemi nisur një reformë të thellë derrëgullimi për shërbimet publike dhe uljen e peshës së burokracisë, duke bërë kështu që sipërmarrësi most ë harxhojë më kohë zyrave të shtetit port ë përqëndrojë kohën e tij në maksimizimin e kapaciteteve të ndërmarrjes.

Cfarë arsyesh më shumë duhen për të krijuar një partneritet efikas me biznesin shqiptar?

Në rolin e ministrit të shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes kemi punuar gjatë vitit të fundit, jo vetëm për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve të biznesit por dhe për t’i kërkuar këto shqetësime vetë, duke u shkuar personalisht në selitë e secilit për t’ju qenë më afer. Gjithashtu kemi bashkëvepruar me biznesin vendas e të huaj për të shtyrë në Qeveri një serë propozimesh ligjore të dala nga tryezat tona të përbashkëta, si WHITEBOOK-u apo 2 Paketat Propozuese, gjithmonë me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Ne e ndjejmë veten partnerë me biznesin e huaj në cdo reformë të ndërmarrë. Vizioni ynë e sheh Shqipërinë si vend strategjik jo vetëm për të pritur investime të reja ose më të mëdha nga Kina, por gjithashtu për të inkurajuar ardhjen e kompanive që kanë zhvendosur prodhimin e tyre në vende më të largëta. Ne do të jemi afër çdo sipërmarrësi të huaj apo vendas që vendos të investojë kapitalet e tij në Shqipëri, ju lutem ta konsideroni derën e zyrës sime të hapur për secilin prej jush.

Në përmbyllje, jam e bindur se të gjitha palët e mbledhura këtu sot do të përdorin këtë platformë për të thelluar idetë dhe për të vendosur marrëdhënie partneriteti të bazuara në bashkëpunimin dhe përfitimet e përbashkëta, dhe për të hedhur një bazë të shëndoshë për bashkëpunimin afatgjatë në të ardhmen.

Falemnderit dhe punë të mbarë.