Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Diskutuam bashkarisht me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, partnerë ndërkombëtarë dhe anëtarë nga komuniteti i biznesit mbi arritjet dhe sfidat për më shumë investime, bazuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit ‘Mbi Klimën e Investimeve, Kontrollet dhe Inspektimet ndaj Biznesit’.
• Vijueshmërinë e reformës së inspektimeve, si pjesë e reformës rregullatore dhe sfida e shtetit në rolin e rregullatorit të tregut.
• Impakti i inspektimeve në mbrojtjen e konkurrencës së ndershme.
• Strukturimi i bashkëpunimit ndërinstitucional – një parakusht për suksesin e reformës.
• Konsultimi me biznesin dhe ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në fushën e inspektimit – si hapa cilësore dhe komponentë të rëndësishëm të reformës.
Në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Mbrotjen e Sipërmarrjes theksova rolin e kësaj Ministrie në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të ndihmës së biznesit dhe rritjes së investimeve në Shqipëri si nga diaspora ashtu edhe të investimeve të huaja direkte.
Gjithashtu theksova nevojën e krijimit të një databaze funksionale dhe të aksesueshme nga të gjithë institucionet me detajimin e natyrës së biznesit si dhe pikat e kontaktit, për të siguruar që biznesi të konsultohet për politikat që ndërmerren si dhe për të lehtësuar biznesin në komunikimin me administratën shtetërore.{:}