Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë – FIAA ku u prezantuan gjetjet e Anketës së Mjedisit të Biznesit në Shqipëri 2023.

Në këtë takim u vlerësua kontributi që jep sektori privat në zhvillimin e ekonomisë dhe rëndësinë e partneritetit për reformat që po ndërmarrim, me fokus përmirësimin e shërbimeve. Ku perceptimi për përmirësimin e klimës së të bërit biznes është një sinjal pozitiv që po ecim në rrugën e duhur dhe që do të na shërbejë për të adresuar drejt sfidat.

Më poshtë fjala e plotë e ministres:

Mirëmbrëma të gjithëve,

I nderuar Ministër, të nderuar drejtues aktual dhe ish drejtues të Shoqatës FIAA, të nderuar përfaqësues të komunitetit të biznesit. Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem sot këtu dhe të shoh rezultatet e vrojtimit të Klimës së Biznesit.

Dua të bëj një korigjim të vogël për fjalën që tha Marinela. Ne nga ky vit Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është Ministri për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ne nuk mendojmë që sipërmarrja ka nevojë për mbrojtje pasi sipërmarrja është partneri ynë kryesor në zhvillim, dhe emërtimi i Ministrit të Shtetit të cilën unë mbaj titullin tregon dhe filozofinë e qeverisë shqipare në qasjen që ka ndaj biznesit.

Pra në bashkëpunim, në dialog me qëllim përmirësimim e klimës i cili është elementi kryesor që do të na nxisë në një zhvillim të përshpejtuar të ekonomisë. Epoka që ne po kalojmë dhe periudha që Shqipëria ka kaluar në vitet e fundit me gjithë sfidat që është përballur ka treguar që ne kemi një biznes i cili është solid dhe i cili është elastik ndaj sfidave dhe mund t’i përgjigjet në kohë sfidave dhe padyshim që kjo është kryesisht merita e biznesit por është dhe merita e politikave që qeveria ka vendosur të ndërmarrë në përballjen e këtyre sfidave.

Herën e parë që unë kam ardhur në këtë sallë, në këtë event ka qenë para dy vitesh kur FIAA prezantoi Librin e Bardhë, për mua ishte një risi. Ishte një përmbledhje e rekomandive e të gjithë antëtatëve të FIAA-s për përmirësimim e të bërit biznes në Shqipëri, dhe pa humbur kohë ne krijuam disa grupe teknike të cilat u morën me adresimin e rekomandimeve në fakt jo vetëm të Librit të Bardhë, por dhe me rekomandimet e shoqatave dhe dhomave tjera të biznesit që operojnë në vend, me qëllim adresimin deri sa të mundeshim të atyre rekomandimeve. Në fakt pyetësori i Klimës së Biznesit i përgatitur nga FIAA nuk kishte këtë pamje që ka sot në atë kohë.

Megjithatë, jam shumë e kënaqur që sot shoh këtë pjesëmarrje në përpilimin e pyetësorit. Që dhe kjo në vetvete tregon për besimin ndaj shoqatës, por edhe për besimin ndaj kontributit që shoqata ka në politikat e qeverisë dhe sigurisht jam e kënaqur që shoh rezultate inkurajuese që na inkurajonë që ne të kemi akoma dhe më shumë bashkëpunim dhe që ne ta dëgjomë njëri – tjetrin më shumë dhe të punojmë së bashku për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

Ishte me shumë interes të shihja që mbase për herë të parë ne kemi një përmirësim jo vetëm në marrëdhënien me administratën publike, jo vetëm me kthimin e përgjigjeve të shqetësimeve të biznesit apo burokracive por në uljen e nivelit të korrupsionit dhe gjithashtu në uljen e nivelit të konkurencës së pandershme. Janë të dy element që janë tmerresisht të rëndesishme në të bërin biznes në një vend.

Ne sigurisht do të vazhdojmë të punojmë sëbashku për të adresuar të gjitha sfidat që ju keni, dhe pjesë e portofolit të punës time në vijim do të jetë e përqendruar në procesin e derregullimit, i cili nuk është një proces që ka filluar sot. Është një proces që ka filluar prej vitesh nga Qeveria Shqiptare, por që në këtë moment do të marrë një fokus të veçantë.

Për këtë proces ne kemi shpërndarë një pyetësor ku të gjitha shoqatave dhe bizneseve i kemi kërkuar të shprehin mendimet e tyre se cilat janë ato procedura, ato shërbime që bizneset marin nga administrata publike të cilat duhet të lehtësohen dhe përmirësohen, me qëllim që të këtë sa më pak barriera administrative në të bërit biznes. Jam e sigurt që ky proces që nga Qeveria Shqiptare dhe nga gjitha ministritë e angazhuara është marrë me një seriozitet maksimal, do të marr një seriozitet maksimal dhe nga ana juaj, e në javët në vijim ne do të organizojmë disa takime të përqendruara me grupe biznesi që janë marrës të këtyre shërbimeve me qëllim që mos të shihet vetëm procesi i derregullimit nga ana e mendimit të administratës publike, por dhe nga ana juaj.

Këtu dua të nënvizojë kontributin që kompanitë e huaja mund të japin pasi jo vetëm jeni njohës të proceseve dhe të administrimit në shqipëri, por jeni njohës edhe të rregullave të procedurave më të mira të aplikuara në vendet e BE, të cilat ne përpiqemi të arrijmë në nivelin e cilsësisë së standarteve të shërbimeve.