Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim të hapur së bashku me gratë sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria në Women Entrepreneurship EXPO 2023 – organizuar nga UN Women Albania, me qëllim për të rritur kapacitetet, shkëmbyer përvojat dhe krijuar lidhje të reja!

Në takim u diskutua mbi rolin e grave për zhvillimin e biznesit dhe më gjerë ekonomisë, është i pazëvendësueshëm, ndaj qeveria është e angazhuar të nxisë dhe të rrisë mëtej nismat e tyre në biznes.

Më poshtë fjala e plotë e ministres:

Në edukim ne kemi një numër më të madh grash sesa burrash kur vjen puna tek edukimi i lartë, në universitete dhe doktoratura. Tregohet që gruaja shqiptare ka ambicie dhe të gjitha kapacitetet dhe dëshirën për të avancuar. Ndonëse niveli i grave në sipërmarrje, në pronësi të sipërmarrjes dhe administrim të sipërmarrjes është më i ulët se ai i burrave, nëse shofim profesione të nivelit të lartë, nivelit drejtues, qoftë në institucione shtetërore apo ato private, gratë kanë një përqindje më të lartë sesa burrat. Dua të them se shifrat tregojnë se ne kemi avancuar, gruaja është krahasimisht me vendet e tjera e vlerësuar. Gruaja ka ambicie. Por sigurisht duhet që të punojmë më shumë në nxitjen e kësaj ambicie. Sigurisht që gratë kanë sfidën e familjes, përveç sfidës së punësimit. Në këtë drejtim duhen nxitur dhe ndihmuar. Ne kemi disa programe të cilat inkurajojnë gruan që të jetë pjesëmarrëse në biznes. Në thirrjen e parë të bërë nga Qeveria Shqiptare, 45% e fituesve, e atyre që ju dhanë grantet për start – up ose lehtësues, ishin gra.

Ndërkoh që kemi një historik të mirë dhe me fondet që AIDA ka shpërndarë ndër vite ku gjithashtu 45% e përfituesve kanë qënë gra. Që do të thotë, ne kemi dhe një shifër tjetër me fondet e AZHBR-së ku ka pasur një iniciativ për gratë që të aplikojnë, dhe ndonëse shifra është më e ulët prej 27%, fakti që ne kemi pasur një element ku gratë kishin më shumë pikë sesa burrat për të marrë këto fonde, do të thotë që ne i kemi në synime dhe në politikat tona.

Si Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ne jemi duke punuar për krijimin e një strategjie që do të nxiste krijimin e ekosistemit të start – up – eve , dhe në kolonat e kësaj strategjie ne do të punojmë me qëllim që të kemi elemente gjinore, dhe sigurisht nxitës për pjesëmarrjen e rinisë. Ky ekosistem është dinamik dhe kërkon kreativitet dhe energji. Kërkon që Shqipëria dhe sipërmarrësit shqiptarë të punojnë në këtë ekonimi që jetojmë sot, e cila gjithmonë e më shumë do të bëhet pa kufij dhe gjithmonë e më pak do të jetë e limituar në një territor.

Me këtë dua të them që ne do të kemi synim që të përfshihjmë jo vetëm gratë, jo vetëm të rinjtë, por do të kemi dhe një këndvështrim rajonal ku do të duam që edhe në zonat rurale të ketë fokus të veçantë. Pasi sot ka shumë më shumë mundësi të punosh kudo që ti jeton, dhe të garantosh një pune të mirë dhe të mirëpaguar, ku ti punon jo vetëm për zonën që t’i punon por edhe për zona të tjera.

Ka disa politika të tjera që qeveria ka ndërmarrë me qëllim nxitjen e grave në biznes dhe në shoqëri. Janë 51 programe të Qeverisë Shqiptare sipas programeve buxhetore të cilat janë të përqenduara te gratë. Janë rreth 6.4 miliard lekë që jepen për programe për gratë. Unë besoj që Shqipëria është lider dhe është shembull për t’u marrë për buxhetimin gjinor që nga faza e buxhetit deri në fazën e ndjekjes së realizimit të këtyre programeve pasi vetëm duke pasur shifra ne mund të mundohemi që të sistemojmë dhe të punojmë për të rregulluar ato mangësi apo hapsira boshe që krijohen në politikën publike dhe qeverisje. Unë nuk dua të zgjatem më shumë dhe jam e bindur që në panelet me përpara, si dhe në ato që do të vijnë në fund të ditës ju keni folur shumë për rëndësinë e politikës dhe e Drejtorisë së Markave dhe Patentave dhe se si ju keni punuar me qëllim rritjen e ndërgjegjsimit, dhe sesa ato janë të rëndësishme për rritjen e biznesit.

Uroj që të keni një vazhdimësi të mirë të konferencës.