Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe Institucioni Financiar Italian për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim (CDP) nënshkruan Memorandumin
e Mirëkuptimit, si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve financiare. Për palën shqiptare ky memorandum
u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Shkodra, ndërsa për palën italiane nga CEO i CDP, Dario Scannapieco dhe CEO i
SIMEST Regina Corradini D’Arienzo.
Ky është një kapitull i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit
ekonomik. Shqipëria, sikundër edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë të rrisë kapacitet financiare, veçanërisht të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, përmes instrumenteve të duhura, novatore për t’i bërë më konkurruese.