Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Tiranë, 02 Shtator 2024 – Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet parlamentare me një përkushtim të shtuar për të avancuar reformat dhe për të përmbushur objektivat në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Në seancën e ardhshme parlamentare, do të prezantohet Ligji i ri i Inspektimeve, një hap kyç në vazhdimin e Reformës së Inspektimeve. Ky ligj, një ndër prioritetet e qeverisë, synon lehtësimin e barrës mbi bizneset dhe përmirësimin e eficencës së proceseve inspektuese, duke sjellë më shumë transparencë dhe thjeshtëzim administrativ.

“Ky është një angazhim i rëndësishëm për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në vend, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për sipërmarrjen,” u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Qeveria dhe Kuvendi mbeten të përkushtuar ndaj realizimit të reformave që kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e standardit të jetesës për qytetarët.