Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

SHPALLJE
1 (një) Specialist në Sektorin e Kordinimit dhe Promovimit të Ekosistemit dhe Sipërmarrjeve Inovative– klasa IV-1
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin e Kordinimit dhe Promovimit të Ekosistemit dhe Sipërmarrjeve Inovative– klasa IV-1

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
humulton tregun për programe aktuale të implementuara nga universitete dhe organizatat të ndryshme akademike.
ndërton raporte periodike per zhvillimin e startup-ve që burojne nga akademia
propozon nisma për financimin e startup-ve të cilat burojnë nga bota akademike
propozon plane per bashkëpunime me rrjete akademike ne europe, USA dhe më gjërë.
krijon lidhje me sipeërmarrës dhe startup-e të botës akademike.
asiston në zbatimin, përgatitjen, organizimin dhe ndjekjen e aktiviteteve nga Drejtoria e Përgjithshme, brenda afateve kohore dhe raporton tek Përgjëgjësi i Sektorit.
harton raporte javore/mujore/vjetore dhe ia përcjell përgjegjësit të sektorit.
organizon, ruan dhe arshivon të gjithë dokumentet.
mban dhe përpunon të dhënat statistikore per ekosistemin dhe kompanitë startup.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
Të ketë mbi 2 vite përvojë pune, kandidatët me eksperiencë pune të
Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al këto dokumente:
Letër interesi për pozicionin;
CV;
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
Dy letra rekomandimi;
Dëshmi penaliteti;
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

PROCESI I VLERËSIMIT
Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:
për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.