Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Misioni i Këshilli Ekonomik Kombëtar

Këshilli Ekonomik Kombëtar ka për qëllim garantimin e bashkëpunimit institucional dhe partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave ekonomike, të dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit

Puna Jonë

●Identifikimi i nismave ligjore për lehtësimin e rregullave dhe procedurave të sipërmarrjes për ushtrimin e aktivitetit;
● Përgatitja e informacioneve orientuese dhe edukuese për biznesin në sferën e mbështetjes dhe lehtësimit të sipërmarrjes, për përmirësimin e qëndrueshëm të klimës së biznesit;
● Garantimi i bashkëpunimit institucional të partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat;
● Dialogu me biznesin për përgatitjen e tij në procesin e integrimit europian.