Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në konferencën me temë “Mbrojtja e konkurrencës dhe sipërmarrjes” organizuar me rastin e 15-vjetorit të Autoritetit të Konkurrencës.

Në fjalën e tij Ministri Shalsi theksoi bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të promovimit të sipërmarrjes së lirë dhe rritjen e mirëqenies së konsumatorit shqiptar.

“Politikat e ministrisë promovojnë bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike të sipërmarrjes. Në këtë aspekt i kemi dhënë rëndësi të veçantë institucioneve rregullatore të pavarura, ku Autoriteti i Konkurrencës nëpërmjet vendimeve të tij ka ndikim të madh në mbrojtjen e konkurrencës për sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë”, u shpreh Ministri Shalsi.

Autoriteti i Konkurrencës është një organ i pavarur në kryerjen e detyrave të vetë, qëllimmi i të cilit është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike.{:}