Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në aktivitetin “Lider për një ditë” organizuar nga Junior Achivement në Shqipëri, pjesë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“I emocionuar nga kjo atmosferë që pasqyron shpresë, optimizëm dhe plot energji pozitive. Kjo na inkurajon për të bërë akoma më shumë për një brez, i cili në një të ardhme të afërt do të udhëheqë Shqipërinë”, u shpreh Ministri.

Programi i Junior Achivement është pjesë e kurrikulës bërthamë të shkollave fillore e të mesme, dhe Shqipëria shërben si një model për shumë vende të tjera.

“I shpreh mirënjohjen Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për iniciativën. Nuk mund të ketë të ardhme të begatë pa edukimin e të rinjve dhe ne duhet ti përgatisim për zhvillimin e koncepteve të biznesit, inovacionit dhe kreativitetit”, përfundoi Ministri Shalsi.

Junior Achivement (JA) është një organizatë që edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjes, biznesit dhe ekonomisë në dobi të përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre.{:}