Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministri i Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes hap thirrjen për mbështetjen me grant të startup-eve dhe lehtësuesve të startup-eve, të cilët zhvillojnë projekte inovative në fusha prioritare për zhvillimin e vendit, mbështetje për iniciativa që kanë impakt pozitiv mjedisor, fuqizimi i rinisë, fuqizimi i vajzave dhe grave sipërmarrëse, fuqizimi i përfshirjes sociale, diversiteti dhe impakti social dhe prioritete të tjera, sipas urdhrit të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Objektivi i kësaj iniciative është të ndihmojë në krijimin e një klime të favorshme për tërheqjen, përfshirjen dhe mbajtjen e talentit dhe burimeve njerëzore, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin e burimeve financiare dhe përfshirjen sociale dhe diversitetin në mbrojtje të vlerave demokratike, nxitjen dhe futjen e inovacionit në sektorët ekonomikë.

Do të mbështeten me grant individë, persona fizikë e juridikë duke përfshirë akademinë, Bashkitë, arsimin e mesëm dhe profesional, inkubatorë dhe përshpejtues, hapësira pune etj.

Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen në Shqipëri dhe janë inovatore.

Projekt-propozimet e paraqitura do të realizohen brenda vitit buxhetor 2022.

Thirrja për startup dhe lehtësues do të qëndrojë e hapur nga data 16 MAJ 2022 – 5 QERSHOR 2022.

Shpallja e Fituesve:  Brenda datës 20 Qershor 2022.

Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Ministrit të Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes dhe rrjetet sociale.

Listën e Dokumenteve për të aplikuar e gjeni këtu:  https://sipermarrja.gov.al/dokumentet-e-aplikimit/{:}