Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi ishte i pranishëm në çeljen e Ankandit Ndërkombëtar për Parkun Energjitik Fotovoltaik prej 140 MW, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë dhe është pjesë e strategjisë së Qeverisë për diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.
Parku do të shtrihet në bashkinë e Divjakës, në zonën Remas ku janë 122 hektarë tokë dhe në Bashkinë e Fierit, në zonën e Libofshës ku janë përfshirë edhe 76 hektarë të tjerë. Megjithëse është pagëzuar si Parku i Karavastasë, zona e ndërtimit të Parkut Fotovoltaik nuk ka të bëjë me lagunën e Karavastasë dhe projektuesit janë munduar t’i qëndrojnë sa më larg lagunës dhe zonës së mbrojtur.

 

 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, u ndal në reformat dhe ndryshimet e thella që janë bërë në sektorin energjetik: “Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2013 Shqipëria ishte në prag të një kolapsi energjetik, me kompani shtetërore pothuajse të falimentuara, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve përveç se masave të forta, kemi bërë të mundur që sistemin energjetik t’a fusim në shina, të reformojmë kuadrin ligjor dhe mbi të gjitha të ndërtojmë institucione të forta. OSHEE-ja e sotme nuk ka lidhje me kompaninë e mëparshme, qoftë nga pikëpamja e menaxhimit, logjistikës, qoftë nga pikëpamja e mjediseve ku punohet apo edhe mënyrën sesi punonjësit rekrutohen dhe motivohen”.
“Ky është një kapacitet i ndarë në 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë, ndërkohë që 70 megavat do të jenë nën çmimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA. Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë”, tha Balluku.

 

Gjithashtu ministrja theksoi në prezantimin e saj se Parku i Karavastasë është parku më i madh fotovoltaik i planizuar për t’u ndërtuar në vend me 140 megavat.
Procedura dhe zona e përzgjedhur siguron një investim, i cili i kthehet shpejt investitorit, por nga ana tjetër duke i garantuar shtetit shqiptar një prodhim vendas me çmime të ulëta deri në 70 megavat.
Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë investitorët apo subjektet e interesuara do të kenë mundësinë të tërheqin dokumentacionin e ankandit, që tashmë është në dispozicionin e tyre.

 

{:}