Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

SHPALLJE
1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin e Financës dhe Mbështetjes Financiare, në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-ve dhe Lehtësuesve – kategoria III-3
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetje dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhërit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori në Sektorin e Financës dhe Mbështetjes Financiare, në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-ve dhe Lehtësuesve – kategoria III-3

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

organizon dhe bashkërendon sektorin financiar dhe të burimeve njerëzore.
kryen administrimin financiar te agjensisë, menaxhimin e performancës financiare kundrejt buxheteve të miratuara.
harton projekt – buxhetin vjetor të institucionit.
ndjek përdorimin faktik të shpenzimeve buxhetore sipas zërave.
organizon dhe mban kontabilitetin e institucionit.
përpilon bilancin vjetor dhe zhvillon analizat përkatëse të llogarive të tij.
ndjek realizimin në kohë të shlyerjeve të detyrimeve të ndryshme si tatim taksa, sigurime shoqërore etj, në përputhje me VKM-të në fuqi.
ndjek dhe zhvillon procedurat e prokurimit publik sipas VKM-ve në fuqi
përpilon listëpagesat dhe evidencat statistikore sipas programit vjetor statistikor.
ndjek procedurat financiare me Drejtorinë e thesarit, Dega e Tiranës dhe kryerja e rakordimit e realizimit të fondit buxhetor, nëpërmjet situacionit mujor dhe vjetor.
organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e procesit të inventarizimit, si dhe sistemimin e diferencave që dalin gjatë këtij procesi.
vlerëson financiarisht thirrjet dhe dokumentacionin financiar të projekteve për të cilat është aplikuar.
krijon raporte financiare per agjensinë në raport me ente shteterore dhe aktore te ekosistemit.
ndërton dokumentacionet standarte per dhenien e grantave sipas praktikave me te mira.
monitoron procesin e ofrimit të granteve.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor” dega Financë;
Të ketë mbi 3 vite përvojë pune në fushën e financës, kontabilitetit në sektorin publik dhe/ose në atë privat;
Certifikimet dhe kualifikimet profesionale në fushën e fushën e financës dhe kontabilitetit përbëjnë përparësi;
Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al, këto dokumente:

Letër interesi për pozicionin;
CV;
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
Dy letra rekomandimi;
Dëshmi penaliteti;
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
PROCESI I VLERËSIMIT

Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:
për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.