Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

SHPALLJE
1 (një) Specialist në Sektorin për Mbështetje të Ekosistemit – klasa IV-1
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin për Mbështetje të Ekosistemit – klasa IV-1
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

planifikon dhe mbikëqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike për mbarvajtjen e punës në agjensi.
ndërton startegjinë për zhvillimin e komuniteteve në të gjithë qytetet e evidentuara.
krijon dhe mirëmban platforma për zhvillimin e komuniteteve ne Shqipëri dhe themeluesve Shqiptarë jashtë saj.
ndërton marrëdhenie me sektorin privat, donatorë dhe subjekte të interesuara për zhvillimin e komuniteteve.
ndërvepron me sektorët e tjerë brënda agjensisë për krijimin e planit kalendarit të ngjarjeve për rrjetëzim të sipemarrësve shqiptarë.
zgjidh në mënyrë eficente dhe sa më praktike emergjencat e lindura brënda agjensisë;
mbledh dhe administron të dhëna për komunitete dhe mbështëtësit.
mirëmban regjistrin e startup-ve dhe lehtësuesve dhe komunikon me AKSHI-n për mbarvajte te sistemit.
ndërton lidhje me aktorët, si inkubatorë, universitete, dhe lehtësues në treg per të avancuar objektivat e agjensisë.
ndërvepron me mbështëtësit e agjensisë, ekosistemin në tërësi për rritje të penetrimit të agjensisë ne treg.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
Të ketë mbi 2 vite përvojë pune;
Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al, këto dokumente:

Letër interesi për pozicionin;
CV;
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
Dy letra rekomandimi;
Dëshmi penaliteti;
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i
PROCESI I VLERËSIMIT

Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:
për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.