Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Në një tryezë diskutimi lidhur me strategjinë e re për inovacionin dhe sipërmarrjen për periudhën 2024 – 2030, së bashku me anëtarët e komitetit dixhital të Foreign Investors Association of Albania (FIAA).

Në fokus të strategjisë, e cila u prezantua nga drejtori i Agjencisë së Start Up-ve, z. Arjan Ymeraj, ishin zhvillimi i sipërmarrjeve novatore në sektorë strategjikë, si ICT, energjia, prodhimi, turizmi, agrobiznesi dhe BPO.

Synojmë zbatimin e skemave mbështetëse me grante, trajnimet për Business Angels, rishikimin e kuadrit ligjor për investimet e kapitalit, krijimin e një skeme mentorimi profesional dhe një skemë për investimin nga korporatat.