Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi mori pjesë në eventin e organizuar nga ekipi i Uplift Tirana që në fokus kishte fuqizimin e ekosistemit të start- up-eve në Shqipëri.

50 aplikantë nga 6 shtete dhe 9 industri të ndryshme ndoqën programin 6 javor të trajnimit nën drejtimin e ekspertëve kombëtare.

Ministri Shalsi theksoi se viti 2019 ka patur në qendër të vëmendjes hartimin e draftligjit për start- up-et inovative dhe digjitalizimin e shërbimeve.

“Mbështetja e programeve inovative dhe premtuese të start-up-eve është një element shumë i rëndësishëm në përmirësimin e modelit të biznesit, si edhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Jemi të inkurajuar për të vijuar me përgatitjen e ligjit dhe dokumentave të politikave për start- up-et dhe ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve që të përfshihen në këtë proces shumë të rëndësishëm”, u shpreh Mnistri Shalsi.

Të rinjtë frymëzues shpjeguan idetë e tyre inovative dhe juria prestigjoze zgjodhi Ipervox si fitues, ndërkohë që çmime të tjera u ofruan nga sponsor të eventit.

{:}