Minister of State for Entrepreneurship and Business Climate

Agjencia Startup Albania mbështet dhe promovon ekosistemin e startup-eve në Shqipëri. Me një mision të qartë dhe të përqendruar në tre shtylla kryesore, Agjencia synon të avancojë zhvillimin dhe suksesin e startup-eve shqiptare.

Këto shtylla përfshijnë:

Promovimin dhe mbështetjen e startup-eve shqiptare, si në tregun kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, për të rritur mundësitë e tyre për sukses.
Aktorët e ekosistemit: Rritjen e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm që përbëjnë ekosistemin startup në Shqipëri, për të siguruar një mjedis të favorshëm dhe mbështetës për rritjen dhe zhvillimin e startup-eve. Mbështetje për Nomadët dixhitalë: Promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për nomadët dixhitalë, duke ofruar shërbime dhe mbështetje që ndihmojnë në integrimin dhe punësimin e tyre në vendin tonë.

Në përputhje me këtë mision, Agjencia ka përcaktuar disa objektiva strategjikë për të mbështetur dhe zhvilluar startup-et shqiptare:

  • Menaxhimi dhe monitorimi i mbështetjes financiare për iniciativat startup: Sigurimi i një mbikëqyrjeje të plotë dhe efikase të fondeve që shkojnë për startup-e, duke garantuar përdorimin e tyre të drejtë dhe efektiv.
  • Ofrimi i shërbimeve të “one-stop-shop” për startup-et dhe ndërmjetësuesit: Krijimi i një platforme që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për startup-et dhe ndërmjetësuesit e tyre në një vend të vetëm, për të thjeshtuar proceset dhe rritur efikasitetin.
  • Promovimi i startup-eve shqiptare në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar: Ndërmarrja e nismave dhe aktiviteteve që ndihmojnë në rritjen e njohjes dhe prezencës së startup-eve shqiptare në tregje të ndryshme.
  • Rritja e instrumenteve të financimit për startup-et: Zhvillimi dhe ofrimi i më shumë mundësive financiare për startup-et, për të siguruar që ata të kenë burimet e nevojshme për të përmbushur potencialin e tyre.

Rritja e kapaciteteve të aktorëve të ekosistemit në Shqipëri: Trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të aktorëve të ndryshëm në ekosistemin e startup-eve për të krijuar një mjedis më të fortë dhe të mbështetur për zhvillimin e startup-eve.

Agjencia Startup Albania është gjithashtu e angazhuar në një tjetër nismë të rëndësishme që është thelbësore për rritjen e aksesit në financë, siç është zbatimi i Projektit Pilot të Pagesave të Shpejta Elketornike. Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën e pagesave elektronike në vend, duke bërë pagesat më të shpejta, më të sigurta dhe më të aksesueshme për të gjithë. Ky projekt do të lehtësojë transaksionet për startup-et dhe do të ndihmojë në rritjen e besimit në sistemet elektronike të pagesave.
Pagesat e shpejta elektronike janë një tjetër lehtësi në modernizmin e shërbimeve financiare për konsumatorët dhe bizneset shqiptare, duke garantuar më pak kosto kohore dhe monetare. Projekti synon të lehtësojë procesin e pagesave dhe të promovojë përdorimin e teknologjive moderne në shërbimet financiare. Përmes kësaj iniciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale, të promovojnë inovacionin në sektorin financiar dhe të përmirësojnë përfshirjen financiare për të gjithë qytetarët. Deri në korrik të këtij viti të gjitha bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online
Një tjetër iniciativë e rëndësishme është edhe hapja e thirrjes për masa mbështetëse GRANT 2024, ku nëpërmjet një fondi prej 300 milionë lekësh, qeveria shqiptare ofron mbështetje financiare për startup-et më premtuese në Shqipëri. Thirrja Grant 2024 është dizajnuar për të identifikuar dhe mbështetur projektet më inovative dhe të qëndrueshme, duke u dhënë atyre burimet e nevojshme për të avancuar dhe për të realizuar qëllimet e tyre.
Këto nisma janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Agjencisë Startup Albania për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të fuqishëm dhe mbështetës për startup-et dhe aktorët e ekosistemit në Shqipëri. Me përkushtim dhe strategji të qarta, ne jemi të bindur që mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në vendin tonë.