Festivali i Rinisë "ACT4IMPACT" – Bilali: entuziazmi i të rinjve shtysë për përmirësimin e ekosistemit të startup-eve - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më : 30/09/2021

Festivali i Rinisë “ACT4IMPACT” – Bilali: entuziazmi i të rinjve shtysë për përmirësimin e ekosistemit të startup-eve

Festivali i Rinisë "ACT4IMPACT" – Bilali: entuziazmi i të rinjve shtysë për përmirësimin e ekosistemit të startup-eve

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali mori pjesë në Festivalin e Rinisë “ACT4IMPACT” të organizuar nga World Vision Albania and Kosovo dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.

Gjatë fjalës së saj Ministrja theksoi format e mbështetjes që ofrohen aktualisht për këtë ekosistem, duke prezantuar pjesën e programit të qeverisë për komunitetin e startup-eve.

“E lumtur që gjatë mini-panairit të festivalit, u ritakova me fituesit e programeve të ndryshme të akseleratorëve, të cilët i kam mentoruar gjatë të gjithë procesit, ku pasioni dhe entuziazmi i tyre gjatë prezantimit të programeve na shërben si nxitje për të mundësuar sa më shumë infrastrukturë ligjore, teknike dhe të gjitha mjetet e nevojshme fiskale”, – u shpreh Bilali.

Festivali i Rinisë “ACT4IMPACT” është nje nismë që promovon përfshirjen e të rinjve në politikëbërje, por gjithashtu edhe krijimi i mundësive apo ngritja e kapaciteteve për dialog.