» Fjala e Ministres Qato në Kuvend
Postuar më: 26/01/2018

Fjala e Ministres Qato në Kuvend

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Të nderuar deputetë,

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të votojë Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”.

Ky ligj i miratuar në parlament që prej vitit 2014 ka pasur si qëllim ngritjen në nivelin më të lartë të këshillimit me sektorin privat, për të garantuar bashkëpunimin institucional partneritetin publik-privat zhvillimin e politikave ekonomike, dialogun mes palëve dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, me qellim rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces vendimarrjeje.

Këshilli Ekonomik Kombëtar, që prej vitit 2014 ka qenë një organ këshillimor për çdo nismë të Qeverisë apo nisma të tjera të përcjella nga vet grupet e interesit, të cilat shqyrtohen në një tryezë institucionale të gjerë këshillimi, Të përbërë nga:

biznesi, organizatat e tyre, dhomat e tregtisë, shoqatat sektoriale të sipërmarrjes,

nga perfaqsues të përhershëm në këtë Këshill, të Organizatave ndërkombëtare, si: – Fondin Monetar Ndërkombëtar, Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Bankën Botërore, Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

ku se bashku me perfaqesuesit më të lartë të shtetit të përfaqsuar nga Guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Kryeministri, Ministrat përgjegjës sipas çështjeve të trajtuara në KeK, si dhe personalitete të shquara të “botës së ekonomisë” kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë drejtuesit e lartë të administratës tatimore dhe doganore,

kanë shqyrtuar, dialoguar dhe këshilluar Qeverinë mbi tema të rëndësishme që prekin drejtpersëdrejti sipërmarrjen dhe klimën e biznesit në vendin tonë. (si: – Politikat e Ndihmës shtetërore në dispozicion të biznesit drejt mbështetjes së sektorëve prioritar dhe

koordinimit të tyre në politikat fiskale dhe ato të nxitjes së punësimit (24 tetor 2016) – politikat e qeverisë, mbi paketat e thjeshtimit të procedurave tatimore dhe doganore ku biznesi përballet, bazuar në rreth 350 propozime të ardhura nga vetë komuniteti i biznesit, dhe krijimin e strukturave advokuese në mbrojtje të sipërmarrjes (8 qershor 2016) – mbi konsultimin e ligjeve të turizmit, të falimentimit dhe të shërbimeve publike (janar 2016) – mbi aksionin e qeverisë ndaj informalitetit, paketën fiskale 2016, paketën fiskale 2017, inovacioni kundër korrupsionit, mbi problemet e sektorit të teknologjisë, informacionit dhe komunikimit në bashkëpunim me shoqatën AITA – KEK ka marre pjesë në samitin Albania Oil gas and Energy 2015, Ne edicionin e 8 të Dialogut publik privat në Danimarkë, etj.)

Pra Këshilli Ekonomik Kombëtar është organi këshillimor më i lartë i trajtimit të çështjeve me rëndësi të madhe për ekonominë e vendit dhe është vënë në funksion të transparencës së politikave të Qeverisë, duke marrë një rol i cili do rritet dhe fuqizohet akoma më shumë tanimë që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur

krijimin e zonës ekonomike rajonale dhe jemi në prag të nisjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat pati diskutime lidhur me përbërjen e këtij këshilli, ku argumentat e paraqitura nga deputetet e nderuar te komisionit ishin nga me te ndryshmet, por nuk duhet duhet harruar fakti qe ky ligj është hartuar në mënyrë që KEK të vendosë raporte mbi lidhjen e drejtperdrejte që duhet të ketë Qeveria me sipërmarrjen duke institucionalizuar një strukturë të përbashkët.

KEK ka funksionin e tij këshillues për Qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë për gjetjen e rrugëve të përshtatshme për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe të punësimit dhe krijimin e një kuadri ligjor nxitës për ekonominë, biznesin dhe investimet në vend.

Shtesat dhe ndryshimet që propozohen nëpërmjet këtij projektligji kanë funksionin e vetëm të rritjes së efiçencës së Këshillit Ekonomik Kombëtar nëpërmjet ngritjes së një sekretariati teknik të përhershëm në funksion të këtij këshilli, si dhe ndryshimin e përgjegjësisë të këtij sekretariati në funksion të përmbushjes së përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e

Sipërmarrjes. Ndryshimet dhe shtesat që propozohen sot nuk kanë qëllim ndryshime të tjera të objektit te ligjit ekzistues.

Sekretariati teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK), do të përmbushë më mire qëllimet dhe objektivat e Këshillit Ekonomik Kombëtar, si dhe mbrojtjen e sipërmarrjes në kuader të nxitjes së dialogut, këshillimit dhe transparencës së vendimarrjes publike.

Struktura, organizimi dhe funksionimi i Sekretarisë Teknike do të jenë pjesë e strukturës së Kryeministrisë.

Në këtë mënyrë duke qenë se qëllimet dhe objektivat e këtij sekretariati vijnë në përputhje të plotë me objektivat e fushës së përgjegjësisë ligjore të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, rritet besimi se kalimi i këtij sekretariati nën përgjegjësinë e MSHMS do të rrisë efiçencën e punës së KEK dhe të MSHMS.

Ju ftoj të votoni këtë nismë që garanton bashkëpunimin institucional dhe partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave ekonomike, vjen në përkrahje të sipërmarrjes duke rritur transparencën dhe dialogun ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat si

dhe garanton përfaqësimin e sektorit privat në procesin e vendimarrjes publike.

Faleminderit!

  • Raporti mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shkurt 2019

    Raporti mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shkurt 2019 …
    Read More

    Mbledhja e Këshillit të Investimeve

    Diskutuam bashkarisht me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, partnerë ndërkombëtarë dhe anëtarë nga komuniteti i biznesit mbi arritjet dhe sfidat …
    Read More

    Raporti XVI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Dhjetor 2018

    Raporti XVI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Dhjetor 2018 …
    Read More

    Raporti XV mbi trajtimin e
    ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Nëntor 2018

    Raporti XV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Nëntor 2018 …
    Read More

    Inagurimi i punimeve për pikën më të madhe të grumbullimit të fruta perimeve në Shqipëri

    Qendra e grumbullimit dhe eksportit të fruta-perimeve, 7 mijë vende të reja pune Qendra e re e grumbullimit, ruajtjes, shpërndarjes …
    Read More

    FORUMI EKONOMIK ME UNIONIN E GAZETARËVE

    Në dhjetë vjetorin e konkursit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, analistë, ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve morën pjesë në forumin …
    Read More

    Raporti XIV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Tetor 2018

    Raporti XIV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Tetor 2018 …
    Read More

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018 …
    Read More

    Ndërmjetësim për harmonizim të kuadrit ligjor në fushën e hidrokarbureve

    Përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë në tregun e hidrokarbureve arritën të parashtronin gjatë konsultimit të ndërmjetësuar nga ana e Ministres së …
    Read More