Ministri Shalsi: Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 15/11/2019

Ministri Shalsi: Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në konferencën e organizuar nga Konventa e Prodhuesve Shqiptarë me temë “Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve Made in Albania”.

Gjatë fjalës së tij Ministri Shalsi ndau me sipërmarrësit konkluzionet e raportit të realizuar nga Banka Botërore “Vrojtimi i ndërmarrjeve për Shqipërinë 2019” ku dëshmohen rezultatet e dukshme pozitive dhe progresi që ka patur vendi ynë si pasojë e përmirësimit të klimës së biznesit.

“Kemi ndërtuar gjithashtu një komunikim si asnjëherë më parë me sipërmarrësit. Besojmë se përfshirja në dialog të vazhdueshëm me biznesin do të ndikojë shumë në përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit”, u shpreh Ministri Shalsi.

Qëllimi kryesor i këtij organizimi ishte promovimi i mëtejshëm i produkteve “Made in Albania”. Gjatë Konventës u mbajtën edhe dy panele diskutimi, ku dhanë pikëpamjet e tyre mbi konkurrueshmërinë dhe ndryshimet teknologjike prodhues nga sektorë të ndryshëm.