Qeveria ka ndërmarra politika lehtësuese për të ndihmuar biznesin
Postuar më : 22/01/2020

Ministri Shalsi: Qeveria ka ndërmarrë politika lehtësuese për të ndihmuar biznesin

 

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjës, z. Eduard Shalsi, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri me temë: “Investimet e huaja në Shqipëri, prezantimi i Guidës së Biznesit 2020”.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Shalsi vlerësoi faktin se prezantimi i Guidës së Biznesit 2020 nga Confindustria Albania është një tregues i qartë për mundësitë që ofron Shqipëria për zhvillimin e biznesit.

Njëkohësisht, Ministri Shalsi tha se kemi marrëdhënie ekonomike shumë të mira me Italinë dhe interesi i investitorëve italinë është gjithnjë e në rritje.

“Digjitalizimi i shërbimeve që për biznesin do të shkurtojë kohë dhe procedura burokratike, ngritja e rrjetit të koordinatorëve të biznesit në çdo ministri dhe institucion që do të sigurojë trajtimin e çdo kërkese apo ankese të ardhur nga biznesi, si dhe ligji i Fiskalizimit që synon të luftojë informalitetit, evazionin dhe të mundësojë konkurrencë të ndershme, janë vetëm disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria për të përmirësuar klimën e biznesit ”, u shpreh Ministri Shalsi.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Fabrizio Buçi, ministrja e Financës dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, si dhe Presidenti i Confindustria, z. Sergio Fontana.