Ministri Shalsi takim me përfaqësuesin e Innovation Norway, Tore Lasse By - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 10/04/2019

Ministri Shalsi takim me përfaqësuesin e Innovation Norway, Tore Lasse By

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi u takua me përfaqësuesin e Innovation Norway, z. Tore Lasse By ku diskutuan rreth projekteve të ndryshme që do të implementohen shumë shpejt në Shqipëri.

  1. Tore Lasse By tha se Innovation Norway po planifikon të hapë përfaqësinë e saj në vendin tonë dhe do të ofrojë grante për biznesin e vogël dhe të mesëm duke filluar nga viti 2020.

“Të gjitha bizneset mund të përfitojnë nga grantet përsa kohë plotësojnë kushtet e vendosura. Kemi si qëllim inovacionin dhe modernizimin e pajisjeve që ndikojnë në uljen e ndotjes së ambjentit, rrisin sigurinë e punonjësve në ambjentin e punës, forcojnë lidershipin e femrave, si dhe ofrojnë mundësinë e prodhimit në Shqipëri për kompanitë norvegjeze”, u shpreh ai.

Ministri Shalsi tha se ky është një lajm shumë i mirë, pasi një iniciativë e tillë do të sillte jo vetëm mbështetje për biznesin, por edhe një ekspertizë shumë të vlefshme për vendin tonë.

Innovation Norway është instrumenti kryesor i qeverisë norvegjeze për rritjen e inovacionit dhe zhvillimin e bizneseve, gjithashtu edhe për projektet e tyre mbështetëse që ofrojnë grante për bizneset e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor.