» Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nis ciklin e takimeve me biznesin në të gjithë Shqipërinë
Postuar më: 02/03/2018

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nis ciklin e takimeve me biznesin në të gjithë Shqipërinë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka nisur tashmë prej disa javësh një cikël vizitash pranë selive të sipërmarrjeve në të gjithë Shqipërinë.

Këto vizita kanë për qëllim njohjen në terren të investimeve kryesore në vend, të problematikave dominuese të çdo sipërmarrësi si dhe skanimit të situatës sa i takon ofertave për punësim dhe nevojave reale të tregut, me qëllim hartimin e rekomandimeve konkrete ndaj Qeverisë për sektorin e punësimit, të njohur nga Qeveria si një nga prioritetet e këtij mandati.

Ministrja Qato gjatë takimeve të saj të vijuara, ka theksuar se është i nevojshëm një shqyrtim i kujdesshëm i nevojave të tregut për të orientuar më pas politikat e Qeverisë për punësimin në përgjigje të plotë me kërkesat e ngritura nga vetë sipërmarrësit.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes i ka nisur vizitat e saj nga Tirana, duke vijuar më pas me qarqe si Shkodra, Fieri, Berati, ku dhe ka mundur të përftojë një panoramë të plotë të situatës në vend duke prekur nga afër struktura të ndryshme si, biznese të vogla apo ndërmarrje të mëdha që numrojnë mijra punonjës. Gjatë këtyre vizitave ministrja nuk ka hezituar të mbledhë dhe propozimet ndaj Qeverisë të grupeve të ndryshme të interesit sa i takon sektorëve të larmishëm ku këto biznese operojnë.

Në fund të vizitave, në kuadër të aksionit të ujit të ndërmarrë nga Qeveria, ministrja Qato nuk ka harruar të rikujtojë tërë bizneset për të qenë të përpiktë në shlyerjen e detyrimeve sa i takon pagesave të ujit dhe gjithashtu të  sensibilizojnë  punonjësit e tyre që të kryejnë një veprim të tillë dhe në banesat e tyre.

  • Raporti mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shkurt 2019

    Raporti mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shkurt 2019 …
    Read More

    Mbledhja e Këshillit të Investimeve

    Diskutuam bashkarisht me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, partnerë ndërkombëtarë dhe anëtarë nga komuniteti i biznesit mbi arritjet dhe sfidat …
    Read More

    Raporti XVI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Dhjetor 2018

    Raporti XVI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Dhjetor 2018 …
    Read More

    Raporti XV mbi trajtimin e
    ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Nëntor 2018

    Raporti XV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimet e sipërmarrjes për muajin Nëntor 2018 …
    Read More

    Inagurimi i punimeve për pikën më të madhe të grumbullimit të fruta perimeve në Shqipëri

    Qendra e grumbullimit dhe eksportit të fruta-perimeve, 7 mijë vende të reja pune Qendra e re e grumbullimit, ruajtjes, shpërndarjes …
    Read More

    FORUMI EKONOMIK ME UNIONIN E GAZETARËVE

    Në dhjetë vjetorin e konkursit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, analistë, ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve morën pjesë në forumin …
    Read More

    Raporti XIV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Tetor 2018

    Raporti XIV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Tetor 2018 …
    Read More

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018 …
    Read More

    Ndërmjetësim për harmonizim të kuadrit ligjor në fushën e hidrokarbureve

    Përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë në tregun e hidrokarbureve arritën të parashtronin gjatë konsultimit të ndërmjetësuar nga ana e Ministres së …
    Read More