Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, në S
Postuar më : 05/10/2021

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, në Spanjë për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe tërheqjen e investitorëve të rinj

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, znj.Edona Bilali, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, z. Gazmend Barbullushi kanë marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Madrid, ku janë pritur nga një delegacion i përfaqësuesve të biznesit, në Selinë e Sipërmarrësve, CEOE.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të marrëdhënieve tregtare me Spanjën, për të ngritur ura të reja bashkëpunimi me investitorë spanjollë si dhe për të investuar në vendin tonë. Të pranishëm në delegacionin spanjoll kanë qenë; Znj. Marta Blanco, Presidentja e “CEOE Internacional”, Jaime Montalvo, Drejtor Ndërkombëtar i Dhomës së Tregtisë Spanjolle, Juan González-Barba, Sekretar i Shtetit të Spanjës për Bashkimin Europian, Xiana Mendes, Sekretare Shteti për Tregtinë.

Delegacioni shqiptar ka vlerësuar potencialin e investimeve në sektorë të ndryshëm si dhe ka shprehur zotimin për më shumë bashkëpunime e shkëmbim tregtar mes vendeve tona.