Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi së bashku më Ministren e Financës dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj dhe Sekretaren e Përgjithshme të RCC, znj. Majlinda Bregu, morën pjesë në hapjen zyrtare rë Dhomës Ekonomike të Gruas.

Gjatë fjalës së tij Ministri Shalsi theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në biznes dhe strukturat vendimarrëse.

“Gratë në karrierë e biznes përballen me sfida të mëdha në nivel lokal dhe global. Lajm i mirë që tashmë do të kemi edhe një zë tjetër të fuqishëm në mbrojtjen e interesave të grave sipërmarrëse. Një fakt interesant ëshë se nga 28 koordinatorë të rrjetit të biznesit ngritur me qëllim ndjekjen e problematikave të sipërmarrjes, 18 prej tyre janë gra” – u shpreh Ministri Shalsi.

Qëllimi i Dhomës Ekonomike të Gruas është mbrojtja e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara në të gjitha fushat. Dhoma parashikon të ofrojë shërbime, që nxisin zhvillimin ekonomik e social të tyre, promovimin dhe mundësi bashkëpunimi në nivel kombëtar e rajonal.{:}