Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Në javën e Integritetit, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi  bashkë më Ministrin e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj morën pjesë në mbledhjen e koalicionit të biznesit për anti-korrupsionin organizuar nga ICC Albania.

Ky takim mblodhi përfaqësues të sektorit privat dhe institucione të ndryshme financiare, ku u diskutua rreth problematikave që hasen rëndom nga investitorët e sipërmarrësit, si edhe përballja me korrupsionin.

“Ne kemi vënë theksin në rëndësinë e përmirësimit të komunikimit mes sipërmarrësve dhe institucioneve të administratës publike. Për këtë kemi krijuar edhe rrjetin e koordinatorëve të biznesit pranë çdo ministrie dhe institucioni varësie. Gjithashtu, për ti lehtësuar procedurat dhe për të shmangur burokracitë, po vijojmë punën për digjitalizimin e shërbimeve dhe deri më tani  kemi mbi 200 shërbime online vetëm për biznesin”, u shpreh Ministri Shalsi.

Java e Integritetit është një iniciativë që organizohet për herë të parë në Shqipëri, së bashku me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë që ka në fokus luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës dhe promovimin e integritetit si një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare.

{:}