Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, ishte pjesë e jurisë së Konkursit të Kodimit organizuar nga IDRA Research & Consulting në bashkëpunim me TechSpace, ku garuesit prezantuan mënyrat se ia dolën të realizonin zhvillimet e aplikacioneve në web ose mobile të projekteve të përcaktuara në çelje të konkursit.

Pas dhënies së çmimeve, ministri Shalsi përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit dhe i inkurajoi që të jenë pjesë aktive e zhvillimeve teknologjike në vend.

“Siç e dini, Shqipëria po kalon një fazë të rëndësishme në fushën e inovacionit, pasi falë revolucionit digjital, shërbimet publike shtetërore po kalojnë online masivisht. Ndaj, jeni ju ata që duhet të jeni të fokusuar në zhvillimin e projekteve të tjera, për të qenë pjesë në të ardhmen e afërt e nismave të ndryshme në fushën e TIK”, u shpreh ministri Shalsi.

Pjesëmarrësve në Konkursit të Kodimit iu ofrua që të zhvillonin aplikacione web ose mobile në dy drejtime: për monitorimin e çmimit të tregut për produktet bujqësore dhe për t’u ardhur në ndihmë personave që janë te vetmuar, me pamundësi fizike ose në moshë të avancuar.

 {:}