Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në konferencën e organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me tematikë “Klima e biznesit në Shqipëri”.

Gjatë diskutimit Ministri Shalsi shpjegoi fokusin dhe rëndësinë që i është dhënë trajtimit të ankesave dhe kërkesave të ardhura nga biznesit tek portali “Shqipëria që duam”, por jo vetëm.

“Një element që duhet matur është edhe efikasiteti i komunikimit. Kemi krijuar një mënyrë komunikimi me biznesin si asnjëherë më parë. Sot, pranë çdo ministrie dhe në institucionet kryesore qeveritare, ka një person të dedikuar për biznesin”, u shpreh Ministri Shalsi.

Gjithashtu, Ministri Shalsi u ndal edhe në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore dhe shpjegoi se konkluzionet janë paraprake, por jemi të ndërgjegjshëm se duhet të punojmë më shumë për të përmirësuar disa indikatorë që prekin sipërmarrjen.

Të praninshëm në këtë konferëncë ishin përfaqësues të fushave të ndryshme që kanë lidhje me ekonominë dhe biznesin në vendin tonë.{:}