Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi zhvilloi një vizitë pune në dy biznese të ndryshme të ngritura mbi rrënojat e Kombinatit të Maliqit, respektivisht atë të përpunimit të kërmijëve dhe atë të prodhimit të peletave.

Gjatë vizitës, Ministri u njoh me problematikat e këtyrë bizneseve në tërësi, por edhe me mundësitë që ato kanë për t’u zgjeruar në të ardhmen.

“Jam i vendosur për t’ju mbështetur dhe lehtësuar nga pengesat e pakuptimta administrative që hasni gjatë ushtrimit të aktivitetit tuaj”,  u shpreh Ministri.

Të dyja aktivitetet operojnë prej kohësh në vendin tonë dhe produktet e tyre janë të destinuara për eksport në tregjet ndërkombëtare.{:}