Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Më 27 dhjetor, në përmbyllje të 100 ditëshit të parë të qeverisjes, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes zhvilloi një takim teknik me faktorët kryesor operues në fushën e sipërmarrjes, si grupe interesi, sipërmarrës e investitorë të huaj në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve bashkërenduese, dhe këdo ka kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.


Gjatë këtij takimi Ministrja prezantoi paketën propozuese të hartuar nga Zyra e saj, e cila bën bashkë në mënyrë të përzgjedhur të gjitha sugjerimet e aplikueshme që kanë ardhur nga sipërmrrësit, me qëllim përmirësimin e legjislacionit ekzistues në favor të biznesit apo lehtësimin e proceduravenr deregulim. Propozimet e ndara në nënkategori i përkasin kryesisht fushës së tatimeve, doganave dhe leje liçensave duke prekur industri si bujqësia apo energjitika. Folësit qenë të larmirshëm e përfaqësues të secilit grup interesi me ndikimin në klimën e biznesit.


Gjatë takimit pjesëmarrësit gjithashtu u njohën jo vetëm me punën e kryer në trajtimin e ankesave, por dhe me raportin përfudimtar të Pyetësorit mbi Biznesin, nisur 20000 (njëzet mijë) sipërmarrësve, kryer në bashkëpunim me INSTAT, me qëllim mbledhjen e opinionit të biznesit në vend mbi ristrukturimin e agjensive qeveritare dhe Inspektoratit. Të dyja këto material gjenden në faqen zyrtare të Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

{:}