Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Në Shtëpinë e Biznesit është mbajtur takimi i radhës, ku është diskutuar Refoma në Inspektorate.
Të pranishëm ishin Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, përfaqësues nga inspektoriatet si edhe komuniteti i biznesit.

Ministrja Ibrahimaj vuri theksin tek rëndësia e kësaj reforme në lehtësimin e barrës së inspektimit ndaj bizneseve, duke rritur qartësinë, parashikueshmërinë dhe transparencën.

“Inspektimet do të jenë të përqendruara drejt rritjes së performancës dhe drejt kritereve të riskut, ku kriteret e riskut nuk janë vetëm fusha dhe objekti i aktivitetit, por çdo biznes do të ketë një pikëzim të riskut të tij. Pra biznesi i cili deklaron, i cili garanton standardet nuk do të inspektohet, ndonëse fusha ku ai vepron mund të jetë me një nivel risku të lartë. Ne duam të ndërtojmë një databazë të madhe dhe një sistem risku, ku çdo biznes do të ketë pikëzimin e vet dhe do t’i shërbejë të gjithë inpektoriateve për të bërë planet e tyre të punës. Nga ana tjetër ne duam të kemi informim më të madh. Një pjesë e madhe e bizneseve nuk i respektojnë standardet, procedurat, ligjet sepse nuk kanë informacion të mjaftueshem për kriteret që iu kërkohen atyre nga institucionet publike. Do të punojmë për informimin e kritereve për t’u përmbushur, por edhe për informimin paraprak të subjekteve që do të jenë subjekt inspektimi, pasi qëllimi ynë nuk është penalizimi, qëllimi ynë është vetpërmbushja.
Pas informimit, si pjesë integrale e procesit të ispektimit do të jetë rekomadimi.
Pra, një biznes do të përzgjidhet për t’u inspektuar, inspektoriati i caktuar do të shkojë të inspektojë dhe do të lërë një sërë rekomandimesh me qëllim që biznesi të përmushë ato elemente që nuk i ka të përmbushura.
Pas rekomandimeve, vetëm atëherë kur biznesi edhe pas rekomandimeve, duke vetdeklaruar përmbushjen e tyre, nuk i ka arritur kriteret e e kërkuara, atëherë do të vijë penalizimi.
Ne duam të ndërtojmë një databazë të madhe dhe një sistem risku, ku çdo biznes do të ketë pikëzimin e vet dhe do t’i shërbejë të gjithë inpektoriateve për të bërë planet e tyre të punës. Biznesi i cili deklaron dhe garanton standardet nuk do të inspektohet, ndonëse fusha ku ai vepron mund të jetë me një nivel risku të lartë”, u shpreh znj. Ibrahimaj.

Në vijim, kryeministri Rama theksoi se Reforma në Inspektorate do të sigurojë mekanizmat e nevojshëm kundër korrupsionit.
“Sot jemi në një fazë që mund të bëjmë një kapërcim tjetër dhe kapërcimi është një Reformë e Inspektorateve, një shkurtim i rëndësishëm i numrit të tyre, një bashkim i një sërë funksionesh që sot janë të ndara: çdo funksion një inspektoriat, në një grup inspektoriatesh dhe një shkëputje e inspektoriateve nga ministritë, për të dalë si një forcë e re dhe autonome, jo e pavaruar, por autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellen e kryeinspektorit të përgjithsëm të shtetit. Kjo do të thotë të krijojmë bazën për të çelur një fazë të re në këtë drejtim, duke ndryshuar edhe qasjen, por edhe përmbajtjen në të gjithë kornizën e shtetit, të figurës së inspektorit. Duke e kaluar figurën e inspektorit në një status të ri, siç është statusi që kanë doganat apo statusi që kanë një pjesë e sistemit të tatimeve apo statusi që ka sistemi civil i Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo trup nuk do të jetë një trup e cila do të ketë edhe gurin me arrë., se edhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të jetë një trup që edhe do të vendosë gjobat edhe do të marrë në shqyrtim ankesat. Marrja në shqyrtim e ankesave do të bëhet edhe me pjesëmarrjen në trupat e komisioneve të apelimit të përfaqësuesve të biznesit, në mënyrë transparente dhe në mënyrë sa më korrigjale, për të krijuar një barrikadë e cila të mos kapërcehet dot kaq lehtësisht sa kapërcehet sot, ku përgjithësisht komisionet e apelimit lënë në fuqi vendimet e marra më parë nga inspektorët”, u shpreh Rama.