Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në seminarin e organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe Confindustria Albania në lidhje me sigurinë ushqimore, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve të ndryshme.

Ministri Shalsi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të disa aktorëve, institucioneve qeveritare dhe sipërmarrjeve private në kontekst global.

“Një temë me rëndësi të veçantë që kërkon përmirësime institucionale, investime në rregulla të forta, laboratore moderrnë, mbikqyrje të rreptë si edhe edukim dhe trajnim të vazhdueshëm për të përballuar me sukses kompleksitetin e kësaj sfide”, u shpreh Ministri Shalsi.

Ndërkohë hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare synojnë fuqizimin e një sistemi me funksionim të plotë të sigurisë ushqimore dhe mborjtjes së konsumatorit.{:}