Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

SHPALLJE
1 (një) Specialist në Sektorin e Financës dhe Mbështetjes Financiare – klasa IV-3
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin e Financës dhe Mbështetjes Financiare – klasa IV-3

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • ndjek procedurat financiare me Drejtorinë e Thesarit, Dega e Tiranës dhe me bankat;
  • siguron bazën materiale të nevojshme dhe merr masa për mbarëvajtjen e punës në institucion.
  • harton Kontratat e blerjeve dhe furnizimit ne bashkëpunim me juristin.
  • bën verifikimet teknike të artikujve në përputhje me kontratat e realizuara.
  • kujdeset që dokumentacioni të arkivohet dhe të ruhet pas përfundimit të prokurimit.
  • realizon shpërndarjen e materialeve për punonjësit.
  • kryenn protokollimin e të gjithë dokumentacionit.
  • kryen veprimet lidhur me pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës.
  • kryen veprimet së bashku me komisionin për të përcaktuar afatin e ruajtjes së dokumenteve.
  • respekton dispozitat për ruajtjen e sekretit shtetëror dhe ruajtjen e vulës.
  • punon për kontrollin e dokumenteve që kanë plotësuar afatin e ruajtjes dhe i bën gati për dorëzim në Drejtorinë e Përgjithshme të arkivave.
  • çdo vit përgatit listat për asgjësimin e materialeve dokumentare të cilave ju ka kaluar afati dhe ja paraqet komisionit i cili vendos për asgjësimin e tyre.
  • organizon dhe bashkërendon aktivitetet e magazines.
  • realizon hyrje daljet e materialeve në magazinë me urdhër të përgjegjësit të Sektorit.
  • Monitoron ekosistemin dhe ndërton databaza të dhënash sipas kërkesave.
  • mbledh të dhëna periodike referuar ekosistemit të startup-ve dhe lehtësuesve

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor” dega Financë;
  • Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në fushën e financës, kontabilitetit në sektorin publik dhe/ose në atë privat;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

PROCESI I VLERËSIMIT

Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:

  • për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
  • për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
  • për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.