Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

SHPALLJE
1 (një) Specialist në Sektorin e Financës dhe Mbështetjes Financiare – klasa IV-3
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhërit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin e Financës dhe Mbështetjes Financiare – klasa IV-3

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në Institucion.
siglon të gjitha dokumentet shkresore, para se të kalojnë për miratim të Drejtorit të Përgjithshëm.
mban dokumentacionin e plotë të personelit sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi;
plotëson dhe përditëson dosjet dhe dokumentet me të dhënat e reja, në përputhje me dinamikën e zhvillimit të personelit.
përfaqëson institucionin, me autorizim të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, në proceset gjyqësore në të cilat Agjencia është palë në këto procese.
jep ndihmë juridike për sektorët e tjerë dhe specialistët e aparatit, për të gjitha projektet që i paraqiten Drejtorit të Përgjithshëm, për projekt-marrëveshjet e bashkëpunimit që lidhen institucione të tjera.
jep konsulencë juridike për projekt-propozimet e prezantuara nga donatorë, institucionet dhe agjenci ndërkombëtare që ofrojnë trajnime;
vlerëson ligjërisht dokumentacionin.
vlerëson kriteret minimale të kualifikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm për të provuar këto kritere.
përpilon regjistrin e parashikimeve të prokurimit publik dhe përgatit dokumentacionin e procedurave për prokurim public.
përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren.
planifikon vazhdimësinë e institucionit për pjesën e Logjistikës duke krijuar protokolle dhe kundërmasa për rastet e emergjencave dhe forcave madhore për të shmangur ndërprerjen e punës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor” dega Juridik;
Të ketë mbi 2 vite përvojë pune si jurist në sektorin publik dhe/ose në atë privat;
Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al, këto dokumente:

Letër interesi për pozicionin;
CV;
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
Dy letra rekomandimi;
Dëshmi penaliteti;
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
PROCESI I VLERËSIMIT

Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:
për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.