Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

SHPALLJE
1 (një) Specialist në Sektorin e Kordinimit dhe Promovimit të Ekosistemit dhe Sipërmarrjeve Inovative– klasa IV-1
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.467, dt.26.7.2023 “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 235, datë 22.12.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin e Kordinimit dhe Promovimit të Ekosistemit dhe Sipërmarrjeve Inovative– klasa IV-1
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Implementon strategjinë për komunikimin dhe promovimin e ekosistemit te startup-ve dhe lehtësuesve.
ndërton materiale grafike për implementimin e startegjisë së komunikimit.
ndërton materiale grafike grafike në përpilimin e raporteve, përfshirë raportet periodike dhe vjetore.
krijon asetet dixhitale të agjensisë dhe administron ato, përfshirë rrjetet sociale, faqen web dhe të tjera.
promovon punën e përditshme të agjensisë nëprmjët krijimit të grafikave dhe materialeve ilustruese.
organizon materialet prezantuese për agjensinë në ngjarje brënda dhe jashtë vëndit.
komunikon në mënyre konstante me rrjetin gazetarik, bashkëpunëtorë dhe organe shtetërore për të promovuar agjencinë dhe aktivitetet e saj.
propozon ndryshime në strategjinë e komunikimit kur është e nevojshme.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

Të ketë mbaruar studimet universitare dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”:
Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në pozicione me detyrë zhvillimin e fushatave të komunikimit dhe gazetarisë;
Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;
PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startupe-ve dhe Lehtësuesve, Bulevardi Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë ose në adresën e e-mailit info@sipermarrja.gov.al, këto dokumente:

Letër interesi për pozicionin;
CV;
Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
Dy letra rekomandimi;
Dëshmi penaliteti;
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i
PROCESI I VLERËSIMIT

Konkurrimi të zhvillohet në 2 (dy) faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimi i teknik:
për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 20 (njëzet) pikë;
për intervistën me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
për vlerësimin me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 29.01.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët njoftohen individualisht nëpërmjet adresës së e-mailit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e intervistës, provimit me gojë dhe me shkrim si dhe për informacione të tjera të nevojshme te lidhura me procesin e rekrutimit.