Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

THIRRJE PËR ANËTAR EKSPERT TË KËSHIILLIT TË STARTUP-EVE

Në mbështetje të Ligjit nr. 25, datë 31.03.2022, të ndryshuar, “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve” të VKM-së Nr.60 datë 07.02.2024 ” Për miratimin e rregullave të hollësishme për përbërjen e Këshillit të Startup-eve, si dhe kritereve, procedurës së përzgjedhjes dhe shpërblimit të anëtareve te tij, Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve, e njohur si Startup Albania, shpall thirrjen për anëtar ekspert të Këshillit të Start up-eve dhe kriteret e aplikimit.

Këshilli i Startup-eve kryesohet nga Ministri përgjegjës për sipërmarrjen dhe përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë të tjerë nga institucione të lidhura me shërbimet e ofruara për biznesin, startup-et dhe ekosistemin, me mandat për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje, si më poshtë:

Zëvendësministri i ministrisë përgjegjëse për ekonominë, i cili mbulon fushën e sipërmarrjes;
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI);
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC);
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës;
Një anëtar ekspert nga ekosistemi i start up-eve;
Një anëtar nga komuniteti i donatorëve, që mbulojnë fushën e financimit të start up-eve, i caktuar nga ministri përgjegjës për sipërmarrjen;
Një anëtar ekspert ndërkombëtar nga fusha e start up-eve.
Anëtari ekspert i ekosistemit dhe anëtari ekspert ndërkombëtar nga fusha e start up-eve, do të përzgjidhen mbi bazën e një procesi transparent konkurrimi. Ftohen të gjithë kandidatët përfaqësues të ekosistemit dhe startup-eve, kombëtarë dhe nderkombëtarë te aplikojnë.

Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 24.02.2024, ora 23:00, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@siperamrrja.gov.al, me titullin në subjekt, aplikim për anëtar të “Këshillit të Startup-eve” 2024.

Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

Kandidati për anëtar i Këshillit të Startup-eve klasifikuar si ekspert i ekosistemit dhe anëtari ekspert ndërkombëtar nga fusha e startup-eve, duhet të plotësojë këto kritere:

Të ketë të paktën 10 (dhjetë) vjet përvojë pune përkatëse në organizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që kanë për qëllim mbështetjen ndaj start up-eve dhe lehtësuesve të ekosistemit;
Të ketë përvojë në ndërtimin dhe implementimin e strategjive për rritje të kompanive start up dhe kërkim-zhvillim shkencor;
Të ketë përvojë në bashkëpunim ndërkombëtar me ente shtetërore, organizma ndërkombëtarë dhe institucione publike për zhvillimin e politikave ekonomike me fokus sipërmarrjen;
Të ketë përvojë si anëtar/kryetar i bordeve të këshillimit në Shqipëri dhe jashtë saj, në institucione financiare dhe organizata zhvillimore ndërkombëtare.
Aplikantët për anëtar/e i Këshillit të Startup-eve -duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:

Letër motivimi;
Jetëshkrimin/ Curriculum Vitae, formati I lirë;
Bio personale;
Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarim;
Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe bio personale;

Deklarata e Konflikit të Interesit