Përfaqësues të “Statkraft”, interes për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 11/09/2019

Përfaqësues të “Statkraft”, interes për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi u takua me përfaqësues të lartë të  “Statkraft”, të cilët gjenden në Shqipëri për të ndjekur investimin prej 600 milionë euro që po bëjnë në Luginën e Devollit për HEC-et e Banjës, Gramshit dhe Moglicës.

“Bashkëpunimi i frytshëm me organet e qeverisë ka sjellë zgjidhjen e problematikave të hasura dhe për rrjedhojë rritjen e interesit për të zgjeruar edhe më tej aktivitetin në Shqipëri”, u shpreh Ministri Shalsi.

Në vijim Ministri Shalsi theksoi se ky është një tregues pozitiv për përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë. Gjatë takimit u diskutuan edhe për reformat në sektorin energjetik, të cilat janë prioritet për qeverinë.

Statkraft është një kompani globale në tregun e energjisë së rinovueshme me 3600 të punësuar në 16 vende, prej vitit 2007 prezent edhe në Shqipëri.