Samiti i Dytë i Diasporës/ Ftesë diasporës për të investuar në Shqipëri. - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 10/04/2019

Samiti i Dytë i Diasporës/ Ftesë diasporës për të investuar në Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në mbrëmjen inaguruese të Samitit të Dytë të Diasporës në Pallatin e Brigadave, ku u takua me bashkëatdhetarë të kthyer në Shqipëri me dëshirën për të kontribuar dhe investuar në vendin e tyre.

“Gjendem i emocionuar mes shumë shqiptarëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës, moshave dhe profesioneve të ndryshme dhe për një moment kujtova periudhën kur unë jetoja jashtë, por mendjen e kisha këtu”, u shpreh Ministri.

Në vijim, Ministri Shalsi theksoi faktin se ky organizim është një mundësi e artë për të komunikuar e mësuar nga njëri-tjetri dhe për t’u bërë bashkë për një Shqipëri më të mirë, më të përparuar, më të begatë.

Samiti i Dytë i Diasporës u zhvillua nga data 28 Shkurt deri në 2 Mars në Tiranë dhe bashkoi mbi 1200 përfaqësues të shqiptarëve nëpër botë.