Start up-et për inovacionin / Projektligji kalon për konsultim publik - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 05/11/2020

Start up-et për inovacionin / Projektligji kalon për konsultim publik

Start up-et për inovacionin / Projektligji kalon për konsultim publik

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi së bashku me Ministrin e Financave, znj. Anila Denaj morën pjesë në takimin virtual për hapjen e konsultimit publik për kuadrin e ri ligjor që po hartohet për ngritjen dhe zhvillimin e ekosistemeve të start up-eve në fushën e inovacionit.

“Punë intensive prej një viti për të prezantuar sot një kuadër të ri ligjor që do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme për ato Ndërmarrje të Vogla e të Mesme që do të certifikohen si start up-e inovative. Një iniciative e bazuar tek interesi i shtuar i të rinjve në fushën e teknologjisë, inovacionit, programeve softweare dhe IT, të cilët do të gjejnë mbështetje për ti cuar përpara këto ide duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe punësimi”, u shpreh Ministri Shalsi.

Projektligji synon të zbatojë rekomandimet e raport – progresit të Komisionit të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Zhvillimet e vazhdueshme kanë dhënë efekte pozitive, ku mbi 150 start up-e shqiptare kanë zhvilluar kapacitetet e tyre, si brenda dhe jashtë vendit nga BE-ja përmes Fondit të Sfidës së Inovacionit. Gjithashtu janë shpërndarë 23 grante për start up dhe 4 për Organizata Mbështetëse të Inovacionit (ISOs) në thirrjen e parë dhe të dytë të nisur që në vitin 2019.

“Falenderojmë projektin EU – For Innovation, mbështetur nga Bashkimi Europian, GIZ dhe Ambasada Suedeze si edhe donatorët për ndihmesën e çmuar sa i përket zhvillimit të këtij sektori, ende në faza të para”, përfundoi Ministri Shalsi.